Aksident i rëndë në Merdare, një i vdekur dhe tetë të lënduar

0

Sot rreth orës 02:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq tetë persona të tjerë janë lënduar.

Siç ka bërë të ditur Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat” me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80” me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe I njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë.

“Bëhet fjalë për B.S. 39 vjeç, mashkull, shtetas kosovar (vozitësi I Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekiti mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSulm me zollë në Pejë: Klubi më i mirë i natës ‘Transit’ sulmohet rrezikshëm
Artikulli tjetërJava e konsultimeve të Presidentit Thaçi me partitë politike, pas dorëheqjes së Haradinajt