Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky emërim është bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 11:00, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur betejën ndaj Shpend Ahmetit.