Dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore, pasi mbrëmjen e sontme janë goditur nga një veturë, në afërsi të Katedrales në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se dy femrat e lënduara, janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:30 policia ka pranuar një informatë për një aksident në udhëkryqin kryesor te Katedrala në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë V.A. (femer) dhe M.R. (femer). Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Një tjetër këmbësor ishte goditur nga vetura sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.