Protestojnë punëtorët e larguar nga puna e KEDS-it

0

Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i, sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndodhet në Pallatin e Drejtësisë.

Siç njofton Këshilli Protestues ”protesta do të mbahet me qellim të vetëm: Mos implementimi i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.
Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe më 23 janar 2019.

Ata në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it, i cili nuk po e respekton vendimin për kthimin e punëtorëve në punë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBëhen 30 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës
Artikulli tjetërUshqimet e shpejta që rrisin rrezikun e sëmundjeve fatale