Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta ka shfrytëzuar mëngjesin e ditës së sotme për të uruar datën e lindjes së babait të saj.
E mbijetuara e familjes Jashari, në Facebook ka shkruar për babin e saj, duke thënë se ndihet krenare për kontributin e tij që dha për këtë vend.
Besarta ka thënë se Hamza mbahet mend si njeri që bashkoi njerëz për qëllime të përbashkëta.
Lexoni më poshtë urimin e Besartës për babin e saj, Hamëz Jashari:
“Si çdo herë, edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen tënde babush. Të tilla raste, po i shfrytëzoj të tregoj për ty babush dhe virtytet tua. Mbahesh mend, si njeri që bashkove njerëz për qëllime të përbashkëta – që sot na bëjnë krenarë. Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”. Jam e vetëdijshme që përgjigjen duhet kërkuar në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurtë se tërë jetën ke besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë ta premtoj babush. Përgjigjjen do ta gjej, edhe Dylit do ti tregoj!!! Urime ditëlindja babë. Vajza jote krenare, Besart”, ka shkruar Besarta Jashari në Facebook.