QKUK: Për 24 orë 219 raste emergjente

0

Emergjenca e QKUK-së ka pasur gjithsej 219 raste, prej tyre, në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor ka pasur 35 pacientë.

Kishte 49 vizita kirurgjike, 78 raste internistike dhe 47 raste ortopedike.

Poashtu emergjenca trajtoi edhe 10 raste të intervenimeve të shpejta kirurgjike.

Kishte gjithsej 26 pranime nga emergjenca në klinika të ndryshme në QKUK, 11 nga pacientë u pranuan në degët kirurgjike, 11 në klinikat internistike, 3 pacientë në ortopedi dhe 1 në mjekimin intensiv qendror.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPas raportimit të rrejshëm që kishte bërë se kinse i janë vjedhur 900 euro,është arrestuar një person në Istog
Artikulli tjetërShënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës