Ndotja e ajrit për shumë
vende është bërë problematike deri në nivelin e rrezikshmërisë.
Një gjë e tillë po ndodh edhe në qytetin e Klinës, e kjo pikërisht nga
ngrohtorja e shkollave në këtë qytet e
cila po paraqet edhe problem për qytetarët të cilët shprehën shumë te shqetësuar
për këtë fakt, dhe nga institucionët kërkojnë qe sa më shpejt të bëhët një
zgjidhje ne të kundërtën kjo do të shkaktojë shumë probleme shendetësore.
Avni Deskaj banor i kësaj pjese për RTV Fonanën
u shpreh :
“ Për neve qe jetojna ktu asht shumë rrezik, ma shtrejt po na kushton mjeku
sesa nxemja, ishallah kryhët ma shpejt ky dimer se nuk jetohët kshtu”
Në anën tjetër Avdyl Dema poashtu banor i kësaj pjese pohoi të njejtin shqetësim për banorët e Klinës, ai ndër të tjera tha se ajri i ndotur më shumë po ndikon në shëndetin e fëmijëve, përsonave më sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Theksojmë se ajri i ndotur ka qenë problem kyc në nivel qendor, dhe kjo si shkak i ngrohtorëve kryesisht publike dhe banesave kolektive./RTV Fontana