Arrestohen tre persona, konfiskohen tri armë

0

Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, kanë realizuar një operacion bastisjeje për bixhoz, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar si dhe konfiskimin e tri armëve.

Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit si dhe së urdhëresës së Gjykatës përkatëse, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, një shtëpi dhe tri lokale, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të sekuestroj tri revole si dhe 16 fishekë.

Po ashtu lokalet e bastisura nga ana e policisë, ku është hasur në veprimtari të ndaluar (bixhoz) si dhe pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e inspektorëve komunal të tria lokalet janë mbyllur.

Personat e arrestuar janë: Sh. B mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Gj mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve, ndërsa i arrestuari i tretë Sh. Gj mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNdërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën.
Artikulli tjetërLyrical Son, Ledri Vula e MC Kresha publikojnë ‘Menemadhe