Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me pretendimin se kanë ndodhur parregullsi gjatë numërimit të votave.
Kryesues i PZAP-së Mul Desku, ka konfirmuar për KTV-në këtë ankesë, pa saktësuar se çfarë përmban ajo.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë ankesa për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.
PZAP-ja ka thënë se këto ankesa do t’i shqyrtojë gjatë ditës.
“Tri subjekte politike PDK-ja, LDK-ja dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD, kanë paraqitur ankesa në PZAP me pretendimet se formularët e rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet në ata formular. A kanë kërkuar rinumërim unë nuk e di se ankesat i shqyrtojnë gjyqtarët”, ka thënë Desku.
Pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota. VV-ja prin me 25.51 për qind, ndërsa LDK-ja ka 24.82 për qind./KOHAnet