Gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulm seksual”. Njëkohësisht gjatë ditës se hënë kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti i përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje Pylli”. Po ashtu, janë ngritur edhe pesë (5) aktakuza ndaj gjithsej pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.