Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës së sotme do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatë. /Telegrafi/