Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Bekë Berisha, bëri një vizitë sot në lagjen e Vranjevcit në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Xhavit Berisha”. Gjatë aksionit për pastrim Berisha ka realizuar premtimin e dhënë para dy javëve, duke larguar një ndër deponitë më të mëdha në Prishtinë, si dhe u përkujdes që të bëhet vendosja e ndriçimit në këtë lagje.
Me këtë rast, Bekë Berisha e falenderoi Kompaninë Regjionale të “Pastrimit” në Prishtinë, Komunën e Prishtinës, posaqërisht Dardan Sejdiun, i cili ka marrë këtë inciativë.
Berisha tha se punimet në këtë lagje do të përfundojnë brenda një jave.