Në fundjavë kthjellët dhe me diell, mëngjesi i ftohtë

0

Në fillim të javës së ardhshme priten reshje shiu.

Fushat e presionit të lartë nga Europa qendrore në fundjavë do të shtrihen mbi rajon, që pritet të favorizojnë mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi vend, në orët e mëngjesit do të zbresin temperaturat minimale ndjeshëm nën vlera mesatare, e vende-vende paraqiten mundësi edhe për ngrica të ulëta.

Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu. Ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.

21.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për ngrica të ulëta.
22.09 – Kthjellët dhe me diell.
23.09-24.09 – Të hënën paradite vranësira dhe intervale me diell. Ditën vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu. Ditën e martë, herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranët, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
25.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndërmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale..

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKosovari mbyt gruan me shkop në Austri, shkak xhelozia
Artikulli tjetërVeseli-veteranëve: Të bashkohemi sikur në luftë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni