Aktet e dhunës në shkolla janë temë diskutimi gjithandej dhe rasti më i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.
Protagonist ka qenë drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit.
Të vendosur në rresht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit.
Ndërkohë në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.
Me pamjet që u bënë virale brenda pak minutash, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore, shkruan oranews.tv.
“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës”, është thënë në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikan.