Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në Deçan me datë 15.08.2019 rreth orës 03:15.