Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjeneralbrigade, Jeton Dreshajn si shef i Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ushtaraku nga Vrella e Istogut ishte shkolluar në Amerikë në US Army War College të Pensilvanisë, për t’u kthyer më pas që t’i shërbejë vendit të tij me nder.
Dreshaj e quan emërimin e tij si krenarinë më të madhe për të.
“Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Dekretimi nga presidenti Thaçi si shef i stafit, në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie për mua.
Gradimi im në gjeneralbrigade është rezultat i një përkushtimi individual, ekipor, kolegial, veçanërisht familjar.
Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve!
Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/
/IndexONLINE