Labi sugjeron këngëtarët të mos recitojnë: Ejani e mësohuni të këndoni ‘live’

0

Këngëtari dhe deputeti në largim, Labinot Tahiri, së fundmi ka qenë mjaft i angazhuar me koncerte e projekte muzikore.

E teksa ka bërë paralajmërimin për koncertin e radhës, Tahiri edhe ka ironizuar dhe u ka hapur sfidë disa prej kolegëve të tij.

Ai i u ka bërë thirrje atyre që të mos recitojnë, dhe i ka ftuar të shkojnë për të parë se si ai kënon ‘live’.

Nesër i ftoj ata me u mësua me këndua mirë e qartë ‘live’, jo me recitua. Se për recitime janë ditat e shkollës”, ka shkruar ndër të tjerash Labi.

Foto: Labi/InstaStory

Duke mos përmendur emra apo zhanre, ai sikur nuk la të kuptohet se me cilin koleg apo grumbull artistësh e pat ironinë në fjalë.

Sido që të jetë, Labi vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte, ahengje e dasma të ndryshme, ku këndon gjithnjë ‘live’./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBurgu i Goli Otok pas gjashtë dekadash
Artikulli tjetërShkumbin Ismaili publikon këngën e re “Vetëm ti”