Komuna e Istogut nderon me çertifikatë mirënjohje Akademik Prof Dr. Skënder Kodra

0

Kryetari i komunës Haki Rugova ka nderuar sot me çertifikatë mirënjohje për kontributin e dhënë për atdhe dhe shkencë, Akademik Prof Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në New York. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve nga Shqipëria dhe Kosova, drejtuesja e fondacionit të Drejtave të Njeriut në Republikën e Shqipërisë si dhe familjarë të prof. Kodrës. Akademik Prof Dr. Skënder Kodra është i lindur në Istog, i cili ka dhënë një kontribut të çmueshëm për atdhe dhe shkencë, veprimtaria e prof Kodrës është e larmishme si profesor, psikolog dhe shkencëtar. Me këtë rast me çertifikatë mirënjohje për kontributin e dhënë për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe Njerëzve në nevojë u nderua kryetari i komunës Haki Rugova nga fondacionit i të Drejtave të Njeriut në Republikën e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHomazhe në nderim të figurës së Shaban Manaj
Artikulli tjetërKPF-ja mbajti mbledhjen e radhës