Pas 20 vitesh martesë, 50 vjeçarja Fatime Mustafa bëhet nënë për herë të parë

0

Një 50-vjeçare është bërë nënë pas 20 vitesh martesë. Trajtimin ajo e ka gjetur tek Spitali Amerikan. Mjekët e këtij spitali thonë se mosha e pacientes ka bërë që procesi i shtatëzanisë dhe lindjes të jetë me rrisk. Por përkushtimi i mjekëve të Spitalit Amerikan, kanë bërë që lehona Fatime Mustafa të përjetojë ndjesinë e të bërit nënë.

Fatime Mustafa, 50 vjeçare pas 20 viteve martesë po e përjeton për herë të parë ndjesinë e të bërit nënë.

Ajo u bë nënë e një vajze në Spitalin Amerikan nën mbikëqyrjen e doktorit turk Gogsu Goc. E për të përshkruar këtë ndjenjë ajo nuk po gjen fjalë nga emocionet.

“Falënderoj Zotin dhe Spitalin Amerikan që pas 20 viteve ma mundësuan të bëhem më fëmijë”, shprehet Fatime Mustafa.

Doktor Gogsu Goc, tha se lindja e cila u bë me prerje cezariane shkoi shumë mirë. Si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

“Si procedurë ka kaluar mirë dhe pa komplikacione. Beba është shumë e shëndetshme. Ka lindur shumë e fortë në krahasim me atë që ka kaluar. Edhe nënë është mirë. Nuk ka pasur ndonjë gjakderdhje apo komplikim”, shprehet për RTV Dukagjinin, Gogsu Goç.

Goc, i cili kishte përcjellë  procesin e shtatëzanisë së Fatimes që nga fillimi, tha se për shkak të moshës së pacientes, ishte shtatzëni me risk të lartë.

“Në këtë moshë shtatzënia është çështje e vështirë. Ka pasur hipertension. Edhe sheqerin pa kontrollë. Në këtë moshë shtatzënia ka rrezik të lartë”, shton më tej Gogsu Goç.

Ai po ashtu shtoi, se Spitali Amerikan posedon aparaturën dhe stafin profesional të duhur për tu ballafaquar me çdo lloj shtatzënie dhe rrisqet që paraqiten gjatë saj. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHaradinaj sot udhëton për në Hagë
Artikulli tjetërDy të plagosur në Lipjan, policia arreston pesë persona