Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim komandantin e MNBG-W dhe të kontingjentit italian në Kosovë, kolonelin Daniele PISANI i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i JRD Jug dhe bashkëpunëtore të tjerë me kombësi italiane sllovene e turke. Gjate takimit, që ishte me karakter prezantues, u fol për rrjedhën e punëve në komunën e Istogut si dhe mundësinë e bashkëpunimit të mirë më KFOR-in italian edhe në të ardhmen. Kryetari Rugova falënderoj komandantin për vizitën që ju bë dhe u shpreh falënderues për bashkëpunimin e mirë si dhe përkrahje të vazhdueshëm me projekte që komuna e Istogut ka nga KFOR-i italian, duke shpresuar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen. Komandanti i MNBG-W, Kolonel Daniele PISANI, shprehu falënderimit e tij për pritjen që ju bë dhe tha se sot ka ardhur për vizitë të njoftohet nga afër me kryetarin Rugova, te cilin e përgëzoi për punën e mirë që po bëhet në komunën e Istogut.