Pronari i autoshkollës kapet nga Policia duke i marrë pare kandidatit për të kaluar provimin

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë pronarin e një auto shkolle në Prishtinë.

Pronari i auto shkollës është kapur duke ia marrë viktimës mashkull një shumë parash me pretekst se do t’i ndihmojë për të kaluar provimin praktik për patentë shofer.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Policia e Kosovës para disa javësh ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë.

Gjykata atyre u ka caktuar masën-arrest shtëpiak./Indeksonline/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZjarrvënie e qëllimshme në Japoni, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Artikulli tjetërHaradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh