Vidhet busti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan

0


Është vjedhur busti i Atë Shtjefën Gjeçovit në fshatin Zllakuqan. Busti ishte i vendosur në shkollën e cila e mban të njëjtin emër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkolla, e cila ka shkruar se nga sot mungon busti i priftit të njohur shqiptar, i cili ishte i vendosur në oborrin e shkollës, shkruan Gazeta Express.

Në rrjetin social, është shkruar “Të vranë për herë të dytë, hajnat për përfitimi … apo kushdo qofshin ata! Nuk vidhet shkolla”.

Atë Shtjefën Gjeçovi ishte prift françeskan shqiptar, i cili u lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës, ndërsa u vra në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit.

Ishte autorë i shumë veprave të ndryshme, ndër të cilat janë “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Përkrenarja e Skënderbeut” e shumë vepra tjera. /GazetaExpress/

Tweet

/GazetaExpress

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHajnat rrezikojnë edhe autostradën “Ibrahim Rugova”, vjedhin shtyllat që e mbrojnë rrugën nga më e keqja
Artikulli tjetërKolona deri në 50 metra në pikë kalimet te Dheu i Bardhë dhe në Merdare