Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për herë të parë, pas deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me dy komedianët rus, ku shprehej për planet për shkëmbimin e disa komunave mes Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë presidenti Thaçi ka theksuar se ka pasur një bisedë telefonike mbrëmë me kryeministrin Zaev i cili i ka sqaruar ato çfarë ka folur.
“Ai më ka telefonuar për tu sqaruar për atë se çfarë ka biseduar. Më ka thënë se ka rënë pre e mashtrimit, dhe të gjitha ato që ka folur për gjoja ndarjen e Kosovës, i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se Zaev i ka potencuar se ato se çfarë ka folur me mashtruesit nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë asnjë informacion të saktë për atë që ka potencuar, por të gjitha i ka të bazuara në thashetheme lokale e ndërkombëtare në veçanti nga dhe dezinformatat ruse .Lexo po ashtu:
Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia
Presidenti ka shtuar se raportet dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin korrekte.
Thaçi po ashtu ka treguar se komedianët rus kanë tentuar që të zhvillojnë bisedë telefonike edhe me të para shtatë muajsh.
“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi.
Presidenti Thaçi, këto komente i bëri pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. /Telegrafi/