Temperaturat e larta, kërkohet ridefinim i orarit të punëtorëve të sektorit privat

0

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat iu ka drejtuar me anë të një letre Ministrisë së Punës, Inspektoratit dhe pronarëve të kompanive private që në këto ditë të nxehta të ruhet jeta e punëtorëve.

“Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jenë këto temperatura ta ridefinojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11 e deri ne orën 17 . Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të parë do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe Inspektorati i Punës’, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTahirsylaj paralajmëron të nxehtin saharian
Artikulli tjetërHaradinaj feston ditëlindjen: Kafen e parë e pi me nënën