Ushtria e Amerikës kryen ushtrime të përbashkëta me ushtrinë e Kosovës

0

Ushtria e Kosovës po merrë pjesë në ushtrimin e përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, i cili po zhvillohet në Gjermani.


Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes  përmes disa fotografive të publikuara në Facebook, ku shihen ushtarët e Kosovës, teksa stërvirten me ata të Amerikës.

Ministria bën të ditur se ky ushtrim ka për qëllim përgaditjen e nevojshme të njësive me mision, në kuadër të KFOR-it.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me partnerët ndërkombëtarë është duke marr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët KFOR 26, në Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë. Ky ushtrim që organizohet për çdo vit ka për qëllim përgatitjen e nevojshme të njësive me mision në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

FSK po merr pjesë në këto ushtrime me 12 pjesëtarë në detyra të specifikuara si: Shtabi i FSK-së, Njësia e EOD-së dhe MKAB-së.

Pjesëtarët janë akomoduar në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Hohenfels, e cila njëherësh është bazë ku realizohen të gjitha trajnimet ndërkombëtare më fokus të veçantë Evropën.

Ushtrimi po zhvillohet në pesë faza: Arritja, Zbarkimi, Trajnimi, Ushtrimi dhe Rigjenerimi. Tani është duke u zhvilluar faza e tretë, ku njësitë e FSK-së, deri më tani kanë marrë pjesë në stërvitjet e organizuara nga homologët e njësive përkatëse kryesisht të ushtrisë amerikane (Stërvitje për njësitë e EOD-së dhe MKAB-së), ku nëpërmjet skenarëve kanë kryer të gjitha koordinimet dhe përgatitjet me qëllim që njësitë të jenë të gatshme për përmbushjen e misionit gjatë ekzekutimit të ushtrimit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakReagim lidhur me deklaratat e Kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka
Artikulli tjetërKuvendi i Kosovës miraton rezolutën për heqjen e monopolit në homologim