Në bazën e Multinational Battle Group West (MNBG-W – Grupi Taktik Shumëkombësh – Perëndim) me seli në Kampin “Villaggio Italia” pranë qytetit të Pejës, u mbajt ceremonia e nderrimit te kontigjentit italian në largim me baze Regjimentin e 8-të të Artilerisë “Pasubio” nën komandën e kolonel Gianfranco Di Marco me atë pasardhës që përbëhet nga personeli i Regjimentit të 24-t të artilerisë “Peloritani” nën komandën e Kolonelit Daniele Pisani.
Ceremonia u kryesua nga Komandanti i Misionit, Forca e Kosovës (KFOR) – “Joint Enterprise”, Gjenerali i Divizionit, Lorenzo D’Addario, me pjesëmarrjen e autoriteteve të shumta ushtarake nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere, si dhe autoritetet civile dhe fetare vendore.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, MNBG-W, njësia shumëkombëshe me udhëheqje italiane, nën drejtimin e komandantit i KFOR-it, të përbërë nga ushtarë nga Austria, Sllovenia, Moldavia dhe vetë Italia, ka përmbushur detyrën delikate të kontribuojë në drejtimin e një aksioni pranie e parandalimi që ka për qellim mbajtjen e një ambienti të sigurt, të parandalojë përdorimin e dhunës dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në konsolidimin e paqes dhe në procesin e rritjes qytetare.
Komandanti i KFOR-it ka përqëndruar fjalimin e tij në rëndësinë qe ka siguria në misionin e KFOR-it, një angazhim i përbashkët për të cilin të gjitha vendet pjesëmarrëse në operacion duhet të kontribuojnë për të siguruar stabilitetin e Vendit. “Siguria është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse pa siguri nuk mund të ketë dialog” ka theksuar gjenerali D’Addario, “ky është parimi bazë që të gjithë, në çdo nivel, duhet të ndihen si ambasador për të gjetur stabilitet të qëndrueshëm”. Komandanti i KFOR-it vuri në dukje se me ndërrimet e alternuara të kontingjenteve të ndryshme vazhdimësia e punës është gjithmonë e garantuar dhe, duke përshëndetur kontingjentin në largim, shprehu fjalë krenarie për rezultatet e arritura, duke i ftuar ata të jenë krenarë për këtë. Në fund, zyrtari i lartë u dedikoi nje mendim familjeve në shtëpi, “ndoshta ata kanë një angazhim më të vështirë se ju. Kthehuni tek ata krenarë dhe falënderojini nga ana ime”, përfundoi ai.
Në fjalimin e tij përshëndetës, Koloneli Di Marco pranoi profesionalizmin e treguar nga gratë dhe burrat që i kishte nën komandë, duke theksuar një aspekt të veçantë: në të njëjtën ditë të 20 viteve më parë Regjimenti u vendos në Kosovë në kuadër të Operacionit në atë kohë të quajtur “Joint Guardian” për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë.
“Shumë nga të njëjtët ushtarë tani janë para nesh”, tha koloneli Di Marco, “ata mbajnë mend mirë ato kohë, vështirësitë dhe sakrificat që duhej të bënin për të rivendosur stabilitetin në këto vende. Për këtë
arsye, për ne Artilerët e Regjimentit të 8-të të Artilerisë tokësore, fakti që kemi qenë në shërbim të paqes në Kosovë në këtë moment të veçantë historik, merr një domethënie akoma më të rëndësishme, pasiqë me të vërtetë ndjehemi pjesë e procesit të stabilizimit të këtij vendi, sot në një fazë shumë të avancuar, por që ende ka nevojë për një prani ushtarake”.
Gjatë mandatit në mbarim, ushtria e MNBG-W ka kryer aktivitete të ndryshme trajnuese, që synojnë standardizimin e procedurave dhe rritjen e ndërveprimit me ushtritë e tjera, per të mbajtur gjithmonë të lartë nivelin e gatishmërisë operacionale në rast të reagimit ndaj situata të mundshme të kompromentimit të sigurisë.
Aftësitë e fituara jane zbatuar në operacione të ndryshme të kryera, edhe në mbështetje të forcave të tjera të KFOR-it, në momente të ngritjes se tensionit ndëretnik, duke shmangur incidentet dhe protestat.
Gjatë raportit të përshkruar nga Kolonel Di Marco, u theksua edhe përpjekja e konsiderueshme e MNBG-W në aktivitetet e Bashkëpunimit civilo- ushtarak (CIMIC), me realizimin e projekteve të ndryshme në fushat sociale, shëndetësore, arsimore dhe në të mirë të institucioneve vendore, të cilat kanë dhënë mbështetje të mëtejshme për procesin e rritjes së vendit, duke vazhduar në rrugën tashmë të trasuar në këtë sektor për vite të tëra nga Italia.
Si dëshmi për mirëkuptimin gjithnjë në rritje që lidh njësitë ushtarake me institucionet vendore, prania e kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të pesëmbëdhjetë komunave të përfshira në fushën e përgjegjësisë së MNBG – W.
Në ceremoni u pa gjithashtu vendosja festive dhe shumëngjyrëshe e rreth 30 fëmijëve nga kopshti “Nëna Kabrini”, një strukturë e drejtuar nga Motrat Katolike të Kongregatës së “Engjëjve”. Instituti është një shembull i integrimit fetar dhe shoqeror, pasi mirepret 110 fëmijë, nga 3 deri në 6 vjet, si të fesë së krishterë – katolikë dhe ortodoksë – ashtu edhe të fesë myslimane.
Para çdo akti tjetër protokollar Kolonel Di Marco, i shoqëruar nga kolonel Pisani, vendosi një kurorë në nder të italianeve te rënë dhe të atyre që bënë sakrificën e fundit për sigurinë dhe prosperitetin në Kosovë.