Istogu e shpall sot qytetar nderi komandanti amerikan

0

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr bashkë me një delegacion nga kjo Gardë po qëndron në Kosovë.

Ai dje u takua me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.

Për të pasdite kryeministri organizoi një pritje të cilit i tha se ai në Kosovë është si në shtëpinë e tij.

Haradinaj në shenjë falënderimi i dhuroi komandantit amerikan një revole.

Ndërsa edhe Orr që ka kontribuar shumë për ushtrinë e Kosovës tha se ushtarët e FSK-së i ka si vëllezër.

Për nder të këtij kontributi Istogu sot do ta shpall qytetar nderi komandantin amerikan./kp/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMOTI SOT
Artikulli tjetërHapet ekspozita me fotografitë e gjenocidit serb të kryer ndaj shqiptarëve 48 minuta më parë