Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në fshatin Llukavc i Thatë i Istogut, të cilët dyshohen se kanë rrahur katër persona të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit i përkasin komunitetit egjiptian, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Me datën 16 prill 2019, Policia e Stacionit Policor në Istog është informuar se është një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë në Istog.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve:
A. H. lindur me 1992 m/k/egjiptian
M. H. lindur me 1986 m/k/egjiptian
Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar.
Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile.
Hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë intervistuar viktimat dhe të dyshuarit, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.
Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Index Online
(Foto Ilustrim)