Qeveria Haradinaj shpenzoi mbi 12 milionë euro për udhëtime jashtë vendit gjatë 2018’s

0

Mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga Qeveria Haradinaj gjatë vitit 2018.

Krahasuar me vitin 2017 ka pasur një rritje prej 24.7 për qind të këtyre shpenzimeve apo gati 2.5 milionë euro më shumë, shkruan sot “Koha Ditore”. Institucionet e shtetit kanë shpenzuar miliona edhe për darka zyrtare brenda dhe jashtë vendit, duke bërë që kategoria për mallra dhe shërbime të pësojë rritje të shpenzimeve prej 12 për qind në 2018 krahasuar me vitin 2017.

Nga mbi 204 milionë sa ishin shpenzuar më 2017-n, shpenzimet janë rritur në 229 milionë euro apo 25 milionë euro më shumë gjatë vitit që kemi lënë pas.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, vetëm për shpenzime të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar mbi 3.9 milionë euro, shumë kjo që është më e vogël krahasuar me vitin 2017. Kjo pasi gjatë 2017-s janë shpenzuar 4.7 milionë euro. Por për dallim prej shpenzimeve ka pasur një rritje të mëditjeve për udhëtime zyrtare. Për mëditje gjatë 2018-s u shpenzuan 4.4 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 janë shpenzuar 3 milionë euro.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMbahet protestë kundër ndërtimit të laurës në Grykën e Rugovës
Artikulli tjetërEksperti amerikan akuzon rëndë Pacollin: Për 20 vjet ndërtuat hotele, dështuat, korruptuat deri në eshtra