Personat me gingivit kanë funksion më të dobët mendor në krahasim me moshatarët e tyre të cilët e kanë mishin e dhëmbëve në gjendje normale-është treguar në një analizë të re të të dhënave në SHBA.
Këto rezultate shtojnë dyshimin se inflamacionet e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet e gingivave mund të kenë ndikim të dëmshëm në tru, transmeton Telegrafi.
Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.
Pastaj sëmundjet e dhëmbëve mund të pengojnë edhe marrjen e ushqimit, që njëkohësisht mund të ndikojë edhe në funksionin mendor si pasojë e mungesës së ushqimit të nevojshëm për organizmin.