Jasharaj: Në shkollat tona mësohet me shkumësa e shpuza, e na vendosin në gara të PISA-s me shtete të zhvilluara

0

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për emisionin “Përballje”, ka folur rreth kompensimit të orëve mësimore të cilat janë humbur gjatë grevës në fillim të këtij viti.

Jasharaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se diskutimi në Parlament, në vend se të japë shpresë për një zgjidhje, ai vrau mundësinë për t’u kompensuar orët.

Ai ka thënë se ka një mashtrim në disa shkolla, pasi po mbahen dy orë mësimore e po shënohen gjashtë të tilla.

“Të gjithë e dinë, zëvendësimi edhe po të behet nuk do ta ketë efektin e orëve të rregullta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i SBASHK-ut ka shprehur shqetësimin e tij për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në Kosovë.

“U bënë 20 vite pas lufte kur vetëm shkollat e Kosovës në Ballkan ende mësojnë me shkumësa e shpuza dhe na vendosin në gara të PISA me shtete shumë të zhvilluara. Arsimtari ynë e ka të pamundur të arrijë dije kulminante si në Gjermani dhe shtetet tjera”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se me kushtet që ka Kosova, shumë arsimtarë janë shumë dinjitoz, por sipas tij ka edhe prej tyre që nuk punojnë mirë.

“Inspektorët lë të shkojnë le t’i shohin orët, atë arsimtar që nuk di ose nuk do të di le ta largojnë nga puna”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShënohet dita botërore e Autizmit edhe në Kosovë
Artikulli tjetërLDK e shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit