Arrestohet me 120 kg drogë kosovari, ndërmjetës i grupit ndërkombëtar të trafikut

0

Një 41 vjeçar me origjinë nga Kosova ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Qerim Lumi, banues në Treviso.

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Alba Bianca”, i cili u realizua në shtator të vitit të shkuar, duke çuar në identifikimin dhe denoncimin e 40 trafikantëve të drogës, 30 prej të cilëve përfunduan në rrjetën e “Guardia di Finanza” në Trento.

Lumi shërbente si ndërlidhës dhe transportues i drogës.

Gjatë operacionit, policia kapi 120 kg drogë, heroinë, kokainë dhe marijuanë, me një vlerë në tregun me pakicë prej 20 milion eurosh.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 8 automjete të përdorura për transportin e drogës dhe mbi njëqind mijë euro para të gatshme.

Operacioni kishte shkaktuar një goditje të rëndë në kanalet e furnizimit të drogës nga Evropa veriore në Itali, duke konfirmuar rëndësinë e boshtit të Brennerit si një udhëkryq për trafikun ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak74-vjetori i masakrës së Tivarit
Artikulli tjetërKQZ nuk është e gatshme për zgjedhje