Haradinaj: Skënderbeu hero i porosive për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar

0

Kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pjesë në promovimin e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të autorit Luan Tashi, ngjarje kjo e organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Haradinaj me këtë rast  tha se janë takuar në këtë ngjarje nën simbolikën e përmbylljes së Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke theksuar se ndjehet i lumtur që pas kaq shumë vitesh një bashkëkombës i tij ka arritur t’i bashkojë në një vepër portretet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.Duke e vlerësuar figurën e Skënderbeut, Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është një hero jo vetëm i përmasave kombëtare, por një hero i porosive shumë të vlefshme për të kaluarën, të tashmen, por edhe i porosive për të ardhmen tonë, si komb dhe si shqiptarë në Ballkan.

Më tej, tha se çdokush që do ta ketë në prani këtë libër nuk do të mund të kalojë pa mbresa për heroin tonë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Haradinaj tha se si fëmijë ka lexuar veprën e Marin Barletit, por edhe vepra të autorëve të huaj të shkruara për Skënderbeun.

“Tani heroi ynë na vjen në mënyrën vizuale. Diçka që kemi pas rast me pa në sekuenca ose pjesshëm, të gjithë ne kemi mundur t’i kemi disa pamje të heroit tonë, nga një shtatore, nga një portret, nga një pikturë, nga një përshkrim, që i kemi të ngulitura në mendje, që secili prej nesh është në gjendje me i dhënë përshkrimet për krye-heroin tonë, por tani i kemi të gjitha bashkë në mënyrë vizuale, për ne të rriturit, për fëmijët tanë të cilët në kohën e teknologjisë së avancuar do ta kenë shumë më të lehtë t’i memorizojnë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se sot nuk ka zgjedhë me fol se sa e madhe ka qenë vepra e krye-heroit, por t’ju thotë faleminderit të gjithë bashkëkombësve, që me kaq besnikëri e ruajnë dhe e vlerësojnë veprën e krye-heroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.Profesori i Fakultetit të Filozofisë, recensent i librit Astrit Salihu, tha se ajo që i bën përshtypje në këtë vepër është se kjo faktografi e memorizuar evropiane do të mbetet për shekuj me radhë në qytetet e fortifikuara evropiane.Për librin folën edhe Bujar Vani, skulptor nga Shqipëria dhe studiuesi i Periudhës së Mesjetës, profesori Gjon Berisha.Ndërsa, autori i librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, Luan Tashi, falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur botimin e librit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDjali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë
Artikulli tjetërApple ndryshon qëndrim, shpërblen me para dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone