U bë miliarder prej teknologjisë, por fëmijët e tij nuk i lejon të rrinë në celular

0

Edhe pse zotëron një kompani gjigante teknologjie, Bill Gates ka rregulla strikte për fëmijët e tij kur vjen puna te pajisjet e zgjuara.

Në disa intervista të tijat, miliarderi i Microsoft ka deklaruar se në familjen e tij ka rregulla të rrepta për mënyrën sesi pajisjet teknologjike përdoren.

Të tre fëmijët e Gates të moshës, 16, 19 dhe 22-vjeç janë rritur në një shtëpi ku telefonat celularë kanë qenë të ndaluar deri në moshën 14-vjeçare.

Celularët janë gjithashtu të ndaluar në tryezën e ngrënies dhe ka një orar që fëmijët duhet të respektojnë për përdorimin e celularëve ose pajisjeve të tjera, para gjumit.

Gates u shpreh për Mirror se shpesh fëmijët ankohen për rregullat e rrepta dhe për faktin që shokët e tyre bëhen me celularë më shpejt se ata, po lutjet e tyre dhe ankesat nuk i kanë ndryshuar asnjëherë rregullat. JOQ Albania

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak44 aksidente për 24 orë në Kosovë
Artikulli tjetërFinlanda vendi më i lumtur në botë