UNIVERSITETI I PEJËS NË GREVË

0

ARSYET E GREVËS SË UNIVERSITETEVE PUBLIKE

Gjatë intervistës së tij në televizionin KlanKosova, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, tregoi arsyet e grevës e cila po mbahet nga universitetet publike të Kosovës. Ai theksoi edhe njëhere se arsye e grevës nuk është ngritja e pagave por është kundershtimi i vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për heqjen e disa progameve të studimeve, gjë për të cilën rektorët e universiteteve publike besojnë që nuk ka arsye, dhe vendim nga i cili më së shumti pësojnë studentët.
Arsye e grevës është po ashtu kërkimi i dorëheqjes së ministrit të MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, për arsye se ai asnjëherë nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të universiteteve të reja publike për takime, dhe mospërkrahja e tij për këto universitete.Gjatë përgjigjes së tij në pyetjen, se a është politike kjo grevë, Rektori Millaku, tha se institucioni i vetëm që po tregohet se ka ndikim politik në këtë rast, është Këshilli Shtetër i Cilësisë, i cili me vendimet e fundit që ka marrë, po dëmton universitetet publike dhe po favorizon ato private.Rektori ceku se, si Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ashtu edhe universitetet e tjera shtetërore janë këmbëngulëse dhe se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sot do të vendosët përfundimisht nëse kjo grevë do të vazhdojë apo të ndërprehët.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAKSIDENT TRAFIKU
Artikulli tjetërParashikimi i motit për sot