1650 gjoba për ngasësit e automjeteve me xhama të errësuar

0

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

PK njofotn se njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve, vazhdojnë  me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve, të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjete.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKeqpërdorën pozitën zyrtare, një muaj paraburgim për dy persona
Artikulli tjetërShqiptari kapet duke kërcënuar gruan me thikë në fyt