Përfundoi me 26 gusht nisma e quajtur “Jepni Jetë Jetë Gjak” e përqendruar në mbledhjen e gjakut për popullatën vendore. Realizimi i projektit u mundësua nga ushtarët e KFOR-it që i përkasin kontigjentit italian të Komandës Rajonale Perëndim e bënë të mundur projektin. Qëllimi i iniciativës është përballimi i mungesës serioze të gjakut që prek institucionet shëndetësore të pranishme në sektorin perëndimor të Kosovës, ku ushtarët italianë veprojnë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në zonë.

Nisma, e realizuar me 23 dhe 26 gusht, u organizua nga stafi i Komandës Rajonale Perendim në bashkëpunim me mjekët dhe infermierët e Qendrës së transfuzionit të Spitalit Rajonal të Pejës.

Dhurimi i gjakut u bë në ambulancen mjekësore te Camp “Villaggio Italia”, ku u krijua një dhomë pikerisht për këtë rast. Gjatë dy ditëve u dhuruan 47 boca gjaku nga dhuruesit me grupe të ndryshme gjaku. Për të inaguruar ditën e parë të dhurimit ishte komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Daniele Pisani.

Përgjegjësja e Qendrës së transfuzionit, Dr. Rrezarta Dresha – Berisha, e cila bashkëpunoi me stafin e kujdesit shëndetësor të Komandës Rajonale Perendim, shprehu kënaqësi të madhe për rezultatet e konsiderueshme të arritura, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative falë të cilës, në mënyrë periodike, personeli ushtarak i KFOR-it dhuron rezerva të konsiderueshme gjaku. Në veçanti, gjatë periudhës së verës kur Kosova përjeton fenomenin e “Diasporës” e cila përfshin një rritje të konsiderueshme të popullatës kosovare.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHumb jetën tre vjeçari në plazhin e Durrësit
Artikulli tjetërShqiptarja Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në botë