Shoqëria civile proteston kundër Projektligjit për financim të subjekteve politike 1 orë më parë

0

Organizatat e shoqërisë civile kanë bërë të ditur se sot do të organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike.

Protesta do të zhvillohet në të njëjtën kohë, kur mbahet takimi i radhës i Grupit Këshillëdhënës për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, nga i cili shoqëria civile ka pezulluar pjesëmarrjen.

Protesta mbahet në ora 10:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë, së Projektligji për financim të subjekteve politike është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës.

Shoqëria civile thekson se ky Projektligj nuk mund të shihet si pjesë e ndarëse e Reformës Zgjedhore, dhe i njëjti rrezikon këtë proces. Ata po kërkojnë që projektligji të tërhiqet apo të mos votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji aktual sipas tyre dështon në adresimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas në financimin e partive politike, duke u mundësuar subjekteve politike të fshehin identitetin e kontribuesve financiarë të tyre, duke ngritur shumëfish lartësitë e këtyre kontributeve, duke ua zgjatur afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe duke i zvogëluar gjobat, në rastet kur partitë e shkelin ligjin. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZYRTARI I TELEKOMIT TË KOSOVËS PLAGOS GRUAN E TIJ – TENTOI TA FSHIHTE RASTIN
Artikulli tjetërSERBIA PO INSKENON ‘KATASTROFËN HUMANITARE’ NË VERI