SERBIA PO INSKENON ‘KATASTROFËN HUMANITARE’ NË VERI

0

Serbia me çdo kusht po tenton të inskenojë situata, të cilat do të paraqiteshin si katastrofë humanitare në veri të vendit.

Burime të sigurta të RTK-së thonë se këtë të enjte, autoritetet serbe planifikojnë të sjellin ekipe televizive në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok që të bëjnë xhirime me njerëz gjoja se të dëshpëruar, se si nuk kanë bukë dhe se si popullatës i ndahet bukë falas nga Serbia, ndërsa popullata shtyhet dhe krijon tollovi për të marrë një bukë.

Sipas këtij burimi autoritetet serbe kanë gjetur 40 persona, të cilët do të krijojnë tollovi dhe do të shtyhen për të marrë një bukë. Dhe e gjithë kjo të transmetohet në televizionet serbe. Edhe ditë më parë mediat kanë raportuar për një plan të ngjashëm të Beogradit zyrtar në veri të Kosovës, i cili do të “paraqiste” një katastrofë humanitare në këtë pjesë të vendit me qëllim që Serbia ta përdorte si “argument” në procesin e bisedimeve me Kosovën./RTKlive

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShoqëria civile proteston kundër Projektligjit për financim të subjekteve politike 1 orë më parë
Artikulli tjetërHaradinaj për “katastrofën humanitare” në veri: Nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë