Prizreni e Dragashi përkrahin fuqishëm Bekë Berishën

0

Banorët e fshatit Bresanë në Dragash, mirëpresin kandidatin për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Qëllimi i vizitës së sotme ishte njohja për së afërmi me problemet dhe vështirësitë, që hasin banorët e kësaj ane.

Duke marrë parasysh nevojën e madhe për punësim, Berisha tha se investimi këtu është i domosdoshëm, sepse hapë shumë vende pune për banorët e këtij fshati në tri aspekte: Bujqësi, Turizëm dhe Energjetikë.

Me këtë rast, Berisha kërkoi përkrahje dhe mbështetje nga banorët e fshatit Bresanë, për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Takimi i tij me qytetarë, vazhdoi edhe në qytetin e Prizrenit. Aty u prit në mënyrë simbolike nga përkrahësit e tij. Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, tha se nuk do të ndalet por do të vazhdojë të japë kontributin maksimal për vendin dhe qytetarët e tij.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakEdhe Banja e Istogut për shtet 100%
Artikulli tjetërMali i Zi rrënon stanet e kosovarëve