Përveç Unikkatil, këta janë emrat e tjerë që do të performojnë në Mitrovicë

0

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, pritet që të performojë sërish në Kosovë.

Së fundmi ai e ka konfirmuar ardhjen e tij personalisht, duke e shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram  duke treguar për gjithë fansat se me 27 korrik do të performojë në Mitrovicë në stadiumin ‘Adem Jashari’, .

Përveç Unikkatil këngëtaret e tjerë që do të jenë pjesë e këtij koncerti janë: Getinjo, Mozzik, Loredana, Shkurte Fejza dhe Don Phenom.

Pjesëmarrjen e saj në këtë koncert e ka konfirmuar këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza përmes llogarisë së saj në Instagram.

Përveç këtyre yjeve pritet që të ketë edhe shumë surpriza të tjera në koncertin e shumë pritur nga reperi i mirënjohur.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakThyhen shishet e Birres Peja gjatë transportit
Artikulli tjetërKamionit i shkon rruga ters(FOTO)