Përleshje fizike në Deçan, arrestohen katër persona

0

Katër persona janë arrestuar pasi për motive të panjohura janë përfshirë në përleshje fizike.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:40, në Deçan.

Siç thuhet në raport, si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në përleshje fizike. Si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakOpozita e gatshme që nesër të dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë
Artikulli tjetërAkulli po shkrihet me shpejtësi të madhe, në Alaskë nuk ka qenë aq nxehtë për më shumë se 110 vite – temperatura e detit thyen çdo rekord (Foto)