Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit

0

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 14 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. 
Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt –Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, Shpallja në diskutim publik për Plotësim Ndryshim e Rregullores për ndarjen e bursave, Shpallja në diskutim publik e Projekt – Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. 
Prezantimin dhe elabormin e projekt rregullores komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba e bërë drejtori i drejtorisë për buxhet dhe Financa Hysni Maxharraj ku para të pranishmëve elaboroj projekt rregulloren ndërsa anëtarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë projekt rregullore. Po ashtu edhe për dy pikat e tjera të rendit të ditës anëtarët e kuvendit dhanë votën e miratimit. Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet në muajin Mars.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakGjërat që nuk duhet t’i bëni pas buke
Artikulli tjetërPresidenca: Ekipi Negociator i gatshëm të respektoj kërkesën e SHBA-ve për pezullim të taksës dhe rifillim të dialogut