Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme

0

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca do të nis në orën 10:00. Kjo seancë është thirrur në bazë të kërkesës së 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dhe dy deputetët e Alternativës.

Se fundi Qeveria e Kosovës kishte ndarë nga kategoria e shpenzimeve të rezervave plotë 500 mijë euro për organizimin e 11 vjetorit te pavarësisë.

Afërsisht 8 milion euro janë shpenzuar nga qeveria Haradinaj gjatë vitit 2018.

Ndërkaq kujtojmë se seanca e fundit e Kuvendit e mbajtur më 28 shkurt, kishte përfunduar shkaku i abstenimeve nga ana e disa deputetëve të cilët pamundësonin kuorumin për miratimin e disa ligjeve që ishin në rend dite gjatë asaj seance. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRënia e flokëve, simptomë e mungesës së vitaminës D që nuk duhet ta injoroni
Artikulli tjetërKabineti qeveritar fillon ditën me një minutë heshtje në nderim të Adem Jasharit