Kryetari Haki Rugova priti në takim Ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić

0

Kryetari Haki Rugova ka pritur sot, në takim Ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić me të cilën bisedoj për bashkëpunimin që ka komuna e Istogut më Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. 
Kryetari Rugova falënderoj ministren për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Istogut me MAPL-në, për realizmin e disa projekteve të përbashkëta si dhe ofroj gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm.

Ministrja Adrijana Hodžić shprehi gatishmërinë e saj për të mbështetur komunën e Istogut me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët, në mënyrë efikase dhe efektive.
Kryetari Haki Rugova bashkë më Ministren Adrijana Hodžić, kohë më parë kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit “ Rregullimi i shtratit të lumit të Istogut” projekt ky i përbashkët në mes të komunës së Istogut dhe të Klinës dhe financim ky i MAPL-së.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHaradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh
Artikulli tjetërPërkujtohen dëshmorët në përvjetorin e rënies