Krasniqi: Fenomeni i ikjes së të rinjve nga vendi është shqetësues

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë seancë së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës ”Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta”, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që nga kjo seancë të dilet me një rezolutë në lidhje me këtë temë.

Sipas tij, fenomeni i ikjeve është shqetësues, por sic tha ai nuk është diçka e re pasi ka ndodhur dhe në vitet paraprake.

Krasniqi tha se për dallim nga migrimet e tjera që kanë qenë ilegale kjo e sotmja quhet migrim legale.

“Fenomeni i ikjeve është shqetësues për ne. Ky nuk është fenomen i ri, ka pasur dhe më herët…Në vitin 2015 ka qenë viti kur me dhjetëra mijëra e kanë lëshuar Kosovën. Për dallim atëherë ka qenë migrim ilegal e sot po quhet migrim legal. Qëndrimi i PDK-së është që jemi të interesuar që bashkë më Grupet Parlamentare të bëjmë një rezolutë me hapa të sigurt për të rinjtë e vendit, pasi nuk është e lehtë ta lëshojnë vendin e tyre”, ka thënë Krasniqi

Shefi i GP të PDK-së, Krasniqi po ashtu tha se kjo seancë është thirrur krejtësisht papritmas dhe sic tha ai nuk është mënyra e duhur kur dihet rëndësia e temës.

Ai tha se meqë deputetët nuk kanë qenë të njoftuar më herët për këtë seancë, ekziston frika që ata nuk janë përgatitur siç duhet për këtë temë me rëndësi.

“Kjo seancë është thirrur krejtësisht papritmas dhe nuk mendoj që është mënyra e duhur për një seancë krejt të rastësishme duke e ditur peshën e temës. Meqë deputet nuk kanë qenë të informuar për këtë seancë, kam frikë se shumica e tyre nuk janë të përgatitur në mënyrë më të mirë për të diskutuar.. Ndoshta deputet thonë diçka…Mendoj që temat e tilla duhet të trajtohen me seriozitet. Kjo është seanca e 13 e jashtëzakonshme e thirrur për tre muaj. Kur kjo ndodh brenda 100 ditëve, atëherë ne ose jemi në gjendje lufte, ose…Shpresoj shumë që nuk është qëllimi të krijojnë lajme ditor e të bëhen statuse për Facebook”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakIkjet e qytetarëve, Rexhaj kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme
Artikulli tjetërThirrje e hapur për aplikim