Koloneli Sami Shabanaj pret në takim informues, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

0

Me datë 23.08.2019, ne ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Drejtori i drejtorisë rajonale, Kolonel Sami Shabanaj se bashku me bashkëpunëtor të Drejtorisë Rajonale në Pejë, priti në një takim informues, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Fillimisht Drejtori Shabanaj i uroj mirëseardhje Gjeneralit D’Addario, dhe siguroj KFOR-in se do të jetë partner ne ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakOrganizuan bixhoz të paligjshëm, arrestohen tetë persona në Prizren
Artikulli tjetërFrancezët e çojnë në qiell Kelmendin: Shteti i ri i Kosovës, një fuqi botërore e xhudos