Koalicioni PANA të mbyllur qe dy orë në zyrën e Haradinajt

0

Po vazhdon takimi mes katër partnerëve të koalicionin qeverisëës, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behgjet Pacolli.

Në zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj janë mbledhur liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR.

Takimi ka filluar para dy orësh, ndërsa po vazhdon edhe më tutje.

Partnerët qeveritarë u mblodhën pas zhvillimeve të fundit që kanë rezultuar me përqarje mes tyre.

Kryeministri Haradinaj po qëndron prapa vendimit të vënies së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Edhe pas thirrjeve publike të bëra nga ndërkombëtarët e vecma,s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Haradinaj ka refuzuar ta heq taksën, pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli i ka kërkuar partnerit të tij, shefit të Qeverisë, që ta pezullojë taksën për 120 ditë, edhe pse në dhjetor kërkonte që të mos ketë kthim prapa nga vendimi.

Por ditë me pare Veseli kishte then se idea per ti vënë takë Serbisë dhe Bosna Hecergovines ishte idea e tijë dhe bashkpartikaut Enver Hoxhaj .

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSuarez arrin në Londër
Artikulli tjetërMelinda lanson klipin e këngës “AMI”