Humb jetën tre vjeçari në plazhin e Durrësit

0

Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën sot pasi është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.

Burimet thanë për Panorama se fëmija ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për t’u larë një moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për t’i dhënë ndihmë. Pasi është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë. /Panorama

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor
Artikulli tjetërUshtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it dhurojnë gjakun e tyre për popullin e Kosovës.