Gjendet mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut

0

Gjendet mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut. Një mjet shpërthyes është gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Istogut. Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se derisa ishte duke kërkuar hekura, afër një gurëthyesi, kishte hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes. Tutje, në njoftim thuhet se njësiti policor ka bërë sigurimi e mjetit shpërthyes, ndërsa njësiti i FSK-së, ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt. Në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.